Liverpooli dhe Tottenhami kalojnë me lehtësi në rundin tjetër të FA CUP

Liverpooli ka kaluar me lehtësi në fazën e 1/16 të FA CUP.
Reds kanë mposhtur Shrewsburyn me rezultat 4-1, shkruan Indeksonline.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Udoh në minutën e 27-të të ndeshjes.
Për Liverpoolin realizuan Gordon (34’), dy Fabinho (44’&90+3) dhe Firmino (78’).
Në rundin tjetër ka kaluar edhe Tottenhami që ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Morecambe.
Për mysafirët realizoi O’Connor në minutën e 33-të.
Golat për Spurs i shënuan Winks (74’), Lucas Moura (85’) dhe Kane (88’). /IndeksOnline/