75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Liverpooli do të jetë pa sulmuesin kryesor në sfidën ndaj Wolves

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Wolves, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.

Për këtë sfidë do të mungojë, Roberto Firmino i cili është lënduar në gju dhe që nga fillimi i marsit ai nuk është paraqitur fare me klubin e Klopp, përcjellë IndeksOnline

‘Liverpool Echo’ ka raportuar që Firmino nuk u stërvit me skuadrën të shtunën, gjë që sugjeron që ai mund të humbasë ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers në stadiumin Molinuex sonte.

Kujtojmë se Firmino është njeriu kryesor në klubin e “The Reds” i cili ka bërë 281 paraqitje për ta.