23:08 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Liverpooli dorëzohet për titullin në Premierligë

Liverpooli ka pësuar humbje shokuese ndaj Evertonit me rezultat 2-0, duke mbetur shumë larg garës për titull.

Golin e parë për Evertonin e shënoi Branthwaite në minutën e 27-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, në minutën e 58-të ishte Calvert-Leëin ai që dyfishoi epërsinë për Evertonin, duke ia shuar kështu shpresat Liverpoolit për titullin e Premier League.

Aktualisht, Arsenali gjendet në vendin e parë me 77 pikë, tri më shumë se Liverpooli dhe katër më shumë se City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërsa Evertoni ka bërë hap të madh drejt mbetjes në Premier League, pasi me këtë fitore ka mbledhur 33 pikë, apo tetë më shumë se Lutoni që është në vendin e 18, vend ky që çon në Championship.