Liverpooli “e blindon” talentin më të madh të skuadrës

Liverpuli e ka blinduar talentin më të madh të skuadrës, Rio Ngumoha.
17-vjeçari sot ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me ”The Reds”, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.
Ngumoha shihet një prej talenteve më të mirë aktualisht, i cili tashmë edhe ka luajtur në pesë ndeshje me skuadrën e parë të Liveroulit.
Sulmuesi anglez madje shënoi edhe gol në ndeshjen e tij debutuese, ndaj Newcastle United, ku goli i tij i solli tre pikë Liverpulit.
Ai u inkuadrua në minutën e 90+6 derisa shënoi gol në 90+10.
Rio Ngumoha po ashtu luajti edhe javen e kaluar në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit në Champions League./IndeksOnline/