14:25 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Liverpooli e humbet yllin e skuadrës për vetëm 11 milionë funta

Liverpool u shpall kampion i Premier Ligës këtë sezon. Për skuadrën e “The Reds” sezoni mund të thuhet se ka përfunduar edhe pse ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Sezoni ka mbaruar por merkatoja ka filluar për ekipin e Liverpool, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit “Liverpool Echo”, mbrojtësi kroat, Dejan Lovren do të largohet nga ekipi anglez.

Kroati ka arritur marrëveshje me Zenit dhe do të jetë pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Liverpool pritet të fitoj 11 milionë funta nga largimi i Lovren./Indeksonline/