Liverpooli e kalon Manchester Unitedin me pasuri, ja rënditja e fundit

“Deloitte Football Money” ka publikuar rënditjen e re të skuadrave më të pasura në futboll.
Manchester City vazhdon të jetë skuadra më e pasur angleze me vlerë prej 629 milionë funtash. Real Madridi është skuadra e dytë më me vlerë me pasuri prej 604 milionë funtash.
Liverpooli është skuadra me ngritjen më të madhe në rënditje. Skuadra 6 herë kampione e Evropës e ka kaluar Manchester Unitedin me pasuri. 594 milionë është vlera e Liverpool, ndërsa Man United ka rënë në 583 milionë.
PSG është e pesta në rënditje. Bayern Munchen, Barcelona e Juventus kanë humbur në vlerë duke iu zvogëluar vlera për disa miliona./Indeksonline/
