Liverpooli e kalon pa problem Bournemouthin, po shkon drejt titullit kampion

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Qysh në pjesën e parë, ekipi i Arne Slot tregoi se kanë udhëtuar për t’i marrë tre pikë sonte në “Vitality Stadium”, shkruan Indeksonline
Mo Salah shënoi nga penalltia për 0:1 në minutën e 30’të.
Salah marca um golaço e amplia para o Liverpool, com assistência do Jones:
— Caminhantes 🔴 (@CaminhantesLFC) February 1, 2025
pic.twitter.com/eRs4qe0C3J
Në pjesën e dytë, skuadra vendase kishte disa mundësi për të shënuar golin e barazimit, por këtë nuk e arriti.
Kurse golin e fundit në këtë përballje e realizoi sërish Mo Salah në minutën e 75’të.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 56 pikëve në pozitën e parë dhe po shkon në rrugë të sigurt drejt titullit./Indeksonline/