75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Liverpooli e largoi Lovrenin, po e sjell një ‘veteran’ tjetër ballkanas

Skuadra e Liverpoolit është në gjendje jo të mirë në fazën e mbrojtës.

Kampionati aktual në Premierligë kanë shumë probleme në fazën defansive për shkak të lëndimeve, të virusit, etj.

Andaj “The Reds”-it janë duke “peshkuar” për një mbrojtës të ri, shkruan IndeksOnline.

Duket se ekipi i Jurgen Kloppit e ka gjetur mbrojtësin që mund t’i zgjidhë problemet. Ai është veterani ballkanas, Neven Subotiq.

32-vjeçari zyrtarisht është larguar nga skuadra turke, Denizlispor dhe tani është lojtar i lirë.

Subotiqi ka luajtur te Borussia Dortmundi gjatë sezoneve 2008-2018 dhe disa vjet e kishte shef (trajner) Jurgen Kloppin./IndeksOnline/