75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / kutia

Liverpooli e nis “egër” pjesën e dytë, tri gola për nëntë minuta

Liverpooli e ka nisur shumë fuqishëm pjesën e dytë në ndeshjen kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Reds kanë shënuar tri gola në vetëm nëntë minuta për të krijuar rezultatin 0-5, shkruan Indeksonline.

Salah shënoi golin e tretë në minutën e 47-të të ndeshjes.

Dy minuta më vonë realizoi Sadio Mane në minutën e 49-të të ndeshjes.

Në minutën e 54-të, Jota shënoi golin e pestë për Liverpoolin dhe të tretin personal në këtë ndeshje. /IndeksOnline/