Liverpooli e nisi ditën në vendin e 4-të dhe e mbylli në të 6-tin

Skuadra e Liverpoolit nuk po arrin të gjejë assesi formën e saj më të mirë. Rezultatet e dobëta kanë bërë që ata të mos jenë në garë për titull të Premier Ligës këtë sezon.
Të hënën, sot, e nisën në pozitën e 4-të, transmeton Indeksonline.
Por, pas dy ndeshjeve që u zhvilluan sot në Premier Ligë, Liverpooli zbriti në pozitën e 6-të.
West Hami dhe Chelsea shënuan fitore sot dhe e zbritën Liverpoolin në pozitën e 6-të.
Edhe poztën e 6-të e ka të rrezikuar Liverpooli. Evertoni dhe Aston Villa kanë dy ndeshje më pak dhe nëse i fitojnë ato, atëherë Liverpooli zbret në pozitën e 8-të./Indeksonline/