75 Mall Live Search
22:03 / E Diele, 27 Korrik 2025 / AR

Liverpooli e shet Diazin te Bayerni për 75 milionë euro

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje për ta transferuar Luis Diazin nga Liverpooli.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Bayerni dhe Liverpoli ranë dakord për transferimin e Diazit për shumën e 75 milionë eurove.

Propozimi zyrtar është pranuar dhe struktura e bonuseve është tashmë plotësisht e dakorduar, ndërsa Diaz do të nënshkruajë me FC Bayern deri në vitin 2029, transmeton Klankosova.tv.

Kolumbiani është autorizuar të udhëtojë javën që vjen për kontroll mjekësor te skuadra bavareze.