75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

Liverpooli fillon mbrojtjen e titullit ndaj Leeds, City e pret Aston Villën

Me 12 shtator fillon sezoni i ri i Premierligës dhe tashmë skuadrat kanë mësuar kundërshtarët për javën e parë të kampionatit.

Liverpooli mbrojtjen e titullit e fillon në Anfield përballë Leeds derisa Manchester City e pret Aston Villën.

Arsenali është mysafir i Fulham ndërsa Manchester United i shkon Burnleyt.

Chelsea është mysafir i Brightonit derisa Mourinho luan me Evertonin në javën e parë. /IndeksOnline/