15:25 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / C E

Liverpooli fiton dhe merr kreun e Premierligës

Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Reds kanë mposhtur Watfordin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 31-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Jota në minutën e 22-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Fabinho në minutën e 89-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Liverpooli me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 72 pikë, një më shumë se City që sot luan nga ora 16:00. /IndeksOnline/