Liverpooli fiton lehtë, por mbetet larg Manchester Cityt

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në “Anfield”.
Reds kanë mposhtur Brendfordin me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 22-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.
Golat për skuadrën e Klopp i shënuan Fabinho në minutën e 44-të, Chamberlain në minutën e 69-të dhe Minamino në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, 11 më pak se Manchester Cityn që ka edhe një lojë më shumë të zhvilluar. /IndeksOnline/