75 Mall Live Search
22:07 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Liverpooli fiton me “poker” ndaj Wolvesit, e ndanë vendin e parë me Tottenhamin

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka mposhtur Wolvesin me rezultat 4-0, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e parë “Reds” shënuan vetëm një gol me anë të Mohamed Salah në minutën e 24-të.

Pjesa e dytë ishte më efektive ku Liverpooli shënoi edhe tri gola të tjerë.

Wijnaldum në minutën e 58-të, Matip në minutën e 67-të dhe Semendo me një autogol në minutën e 78-të vendosen fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e dytë në tabelë me 24 pikë aq sa ka edhe Tottenhami në vendin e parë. /IndeksOnline/