75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Liverpooli gjen zëvëndësuesin e Alexander-Arnoldit, nis bisedimet me yllin e Bundesligës

Liverpooli do të bëjë lëvizje gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Investimi kryesor do të jetë ana e djathtë e mbrojtjes, pas zyrtarizimit të largimit të Trent Alexander-Arnoldit.

Ata kanë hedhur sytë në Bundesliga, ku kanë shprehur interesim për yllin e Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong.

Siç raporton Fabrizio Romano, Liverpooli iu drejtua Bayer Leverkusenit për të diskutuar rreth klauzolës së lirimit prej 35 milionë eurosh. Bisedimet janë gjithashtu duke u zhvilluar nga lojtari, me Frimpongun që është i etur të bashkohet me Liverpoolin.

Frimpong, këtë sezon ka bërë rreth 48 paraqitje këtë sezon duke shënuar 5 gola dhe 12 asistime./IndeksOnline/