20:33 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Firminos

Sipas disa spekulimeve që po qarkullojnë, ylli i Juventusit Paulo Dybala është lojtari i parë që Liverpooli do të bëjë çmos për ta transferuar nëse Roberto Firmino largohet nga klubi.

Dybala ishte pjesë e Palermos para se të transferohej te Juventusi në vitin 2015, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 157 gola në 277 paraqitje.

Javëve të fundit, Dybala ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te Liverpooli, ku ky i fundit pritet që gjatë verës të tentojë me çdo kusht për ta transferuar yllin argjentinas.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Liverpooli ka qenë vazhdimisht duke e monitoruar situatën e Dybalas, pasi që janë duke e planifikuar të ardhmen e tyre pa sulmuesin Roberto Firmino.

Trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp është admirues i madh i yllit të Juventusit, dhe se e synon transferimin e tij nëse Firmino largohet gjatë verës.