75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Liverpooli hedh sytë në dy mbrojtës

Duket se nuk po e lë me kaq Liverpooli me blerje në këtë afat kalimtar.

Këtë herë Liverpooli ka “hapur” kuletën, duke blerë lojtarët si Kerkez, Frimpong, Wirtz dhe Ekitike, duke arritur çmimin e 300 milionë eurove në blerjet e lojtarëve.

“Redsat”, po dëshiron të përforcohet edhe në qendrën e mbrojtjes ku ka shprehur interesim për talentin italian, Giovanni Leoni nga Parma dhe Marc Guehi nga Crystal Palace.

Mbrojtësi i Parmës, Leoni shihet si një talent i së ardhmes me emrin e tij të përfshirë në listën e shkurtër tashmë që nga korriku.

Ndërsa Marc Guehi nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re në Palace dhe mbetet mundësia për tre javët e fundit ndërsa bisedimet janë në vazhdim./IndeksOnline/