75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Liverpooli i gëzohet rikthimit të Shaqirit

Skuadra e Liverpoolit, para pak çastesh ka njoftuar tifozët e saj se sot dhe zyrtarisht janë kthyer nga lëndimi tre futbollistë.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Milnerin dhe Alcantaran, që sot iu bashkuan pjesës tjetër të klubit për stërvitje të plota, shkruan IndeksOnline

“The Reds”-i e pushon Thiagon për derbin e “Merseyside”, ndërkaq Shaqiri që nga fillimi i nëntorit nuk ishte me skuadrën e Kloppit.

Mungesë e Liverpoolit do të jetë Van Dijk, Gomezi dhe Jota që pritet të rikthehen në ekip në vitin 2021.