75 Mall Live Search
08:16 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Z S

Liverpooli i jep numrin special Wirtzit

Tashmë janë konfirmuar numrat e futbollistëve të  skuadrës së Liverpoolit për sezonin e ri të Ligës Angleze.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se tashmë shtatë  futbollistët e rinj të ardhurit në klub gjatë afatit kalimtar të verës i kanë zgjedhur tashmë numrat e tyre të fanellës.

Transferi më me bujë i Liverpoolit për sezonin 2025-26 Florian Wirtz do të bartë fanellën me numër 7, kjo pas largimit të Luis Diazit në drejtim te  gjigandi gjerman Bayern Munich gjatë kësaj të mërkure.

Hugo Ekitike do të veshë fanellën me numër 22. Milos Kerkez do të bartë fanellën me numërin 6 ndërsa Jeremie Frimpong ka zgjedhur numrin 30.