Liverpooli i jep numrin special Wirtzit

Tashmë janë konfirmuar numrat e futbollistëve të skuadrës së Liverpoolit për sezonin e ri të Ligës Angleze.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se tashmë shtatë futbollistët e rinj të ardhurit në klub gjatë afatit kalimtar të verës i kanë zgjedhur tashmë numrat e tyre të fanellës.
Transferi më me bujë i Liverpoolit për sezonin 2025-26 Florian Wirtz do të bartë fanellën me numër 7, kjo pas largimit të Luis Diazit në drejtim te gjigandi gjerman Bayern Munich gjatë kësaj të mërkure.
Waking up to some squad numbers… 🤩 pic.twitter.com/Hbl1KSh2vh
— Liverpool FC (@LFC) August 1, 2025
Hugo Ekitike do të veshë fanellën me numër 22. Milos Kerkez do të bartë fanellën me numërin 6 ndërsa Jeremie Frimpong ka zgjedhur numrin 30.