Liverpooli i kthehet fitoreve në Premier League

Skuadra e Liverpoolit është rikthyer te fitorja pas humbjes javën e kalume ndaj Arsenalit në Premier League.
“The Reds” fituan 3:1 ndaj Burnleyt në javën e 24-të, në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield”, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin e Jurgen Kloppit i shënuan: Diogo Jota, Diaz dhe Nunez.
Kurse të vetmin për ekipin mysafir e realizoi O’Shea.
Me këtë fitore, Liverpooli është rikthyer në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Manchester City që është në pozitën e dytë (52)./Indeksonline/