Liverpooli i “lanë duart” për titull, City arratiset në krye

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në derbin e Premierligës që u zhvillua në “Anfield”.
Skuadra e Guardiolës ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-4 në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatit anglez.
City kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Gundogan, shkruan Indeksonline.

Liverpooli barazoi rezultatin në minutën e 63-të me golin e Salah nga penalltia.
Alisson Becker, si rrallë herë bëri disa gabime të pafalshme.
Lojtarët e Cityt që ishin duke sulmuar i shfrytëzuan mjaftë mirë duke i shndërruar në gola.

Fillimisht Gundogan në minutën e 73-të dhe më pas edhe Sterling tre minuta më vonë.
Golin e katërt për Manchester Cityn e shënoi Foden në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Manchester City mbetet në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se United dhe 10 më shumë se Liverpooli që mbetet në vendin e katërt.
Manchester City ka dhe një ndeshje më pak të zhvilluar në krahasim me skuadrat tjera të kreut. /IndeksOnline/