Liverpooli i mposhtë gjyqtarët dhe Burnleyn
Skuadra e Liverpoolit ka fituar 4-2 kundër Burnleyt në një ndeshje ku ishin protagonistë edhe gjyqtarët.
Burnley realizoi golin e epërsisë përmes Ashley Westwood pas një goli që është dashur të anulohej për faull në portierin Alisson.
Por “Të kuqtë” nuk e patën problem dhe fituan pas 2 golave të Firmonis dhe 2 të Manes.
Burnley shënoi në minutën e 90-të përmes Johan Gudmundsson por nuk arriti të merrte 1 pikë. /Indeksonline/