75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpooli i shkon Barçës me “Manita”

Liverpooli e ka shkatërruar skuadrën tashmë të dorëzuar për qëndrim në ligë, Huddersfield.

‘Të Kuqtë’ arritën të shënojnë fitore me rezultat 5:0, transmeton Indeksonline.

Serinë e golave e filloi Naby Keita, i cili shënoi në sekondën e 14-të të ndeshjes pasi shfrytëzoi pasimin e Salah-s.  Në minutën e 23-të shënoi Mane pas një asistimi të Robertson, duke ngritur epërsinë e Liverpoolit në 2:0.

Ndërsa për rezultatin 3:0 u përkujdes Salah i cili shënoi në fund të pjesës së parë pas një asistimi të Arnold. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 66-të, Sadio Mane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpoolin në këtë ndeshje. Asistues ishte Henderson.

Spektaklin e golave e mbylli Salah, i cili shënoi në minutën e 83-të. Asistues përsëri ishte Henderson.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në pozitën e parë me 91 pikë, dy më shumë se Manchester City, i cili luan pasnesër.

“Të Kuqtë” të mërkurën i shkojnë Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/