75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli i shpëton dëbimit nga kompeticioni, por nuk mbetet pa dënim

Liverpooli ka qenë duke u hetuar nga Federata Angleze për një lëshim që ka bërë.

Kampionët e Evropës kanë aktivizuar talentin, Rhian Brewster në ndeshjen e Carabao Cup kundër MK Dons.

Por skuadra e Klopp i ka shpëtuar dënimit më të rëndë, që do të ishte përjashtimi nga ky kompeticion.

Liverpool është dënuar me vetëm 200.000 funta, pasi që nuk i ka përmbushur rregullat që kanë të bëjnë me futbollistët e rinj.

Në këso situata shpesh skuadrat janë përjashtuar nga gara. /IndeksOnline/