Liverpooli ia bën një bashkëlojtar Celinës

Liverpooli e ka huazuar futbollistin Rhian Brewster te Swansea për pjesën e mbetur të sezonit.
Kampionët e Evropës kanë thënë se sulmuesi i tyre do ta ndihmoj skuadrën për tu ngjitur në Premierligë, që aktualisht janë në vendin e gjashtë.
Te Swansea, Brewster do ta gjejë si bashkëlojtar yllin e Kosovës, Bersant Celina.
Trajneri i Swanseas, Steve Cooper ka luajtur rol të madh në këtë transferim, pasi më parë ka drejtuar të rinjtë e Liverpoolit. /IndeksOnline/