23:11 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Liverpooli ia bën rendin edhe Brightonit

Liverpooli ka mposhtur Brightonin si mysafir me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premierligës.

Mohamed Salah kontriboi me dy gola në këtë ndeshje duke realizuar në minutat 6′ dhe 76′.

Golin tjetër për Reds e shënoi Henderson në minutën e tetë të takimit, shkruan Indeksonline.

Për vendasit golin e vetëm e realizoi Trossard në fund të pjesës së parë.

Liverpooli tashmë ka grumbulluar 92 pikë dhe ka katër ndeshje para vetës dhe mundësinë për të arritur mbi 100 pikë. /IndeksOnline/