75 Mall Live Search
20:13 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / C E

Liverpooli ia gaboi emrin portierit të tyre të ri në ndeshjen ndaj Wolves

Klopp po shijon paraqitjet e irlandezit Caoimhin Kelleher, 22-vjeçar i rritur në ekipet e moshave të klubit, që po bën që të mos ndihet mungesa e brazilianit, i cili është ndalur nga një problem fizik.

Portieri i ri e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij në dy ndeshjet e para me pritje të vështira dhe spektakolare.

Me pak fjalë, emri i djaloshit po bëhet i njohur shumë shpejt, por fatkeqësisht jo të gjithë e mbajnë mend mirë. Kështu, në ndeshjen e fituar nga Liverpooli kundër Wolves në Premier, për Të Kuqtë ishte në portë… Kellher, me një E më pak.

Një gabim që nuk i ka shpëtuar as Gary Lineker-it, i cili ka shkruar në Twitter: “Shumë gjëra pozitive për Liverpool-in, duke përfshirë edhe paraqitjen e portierit. Ndoshta si shpërmblim mund të mësojnë ta shkruajnë në mënyrën e duhur Kelleher”.