Liverpooli ka gati goditjen “big”, blerja e parë vjen nga La Liga

Liverpooli po bën gati blerjen e parë në afatin kalimtar veror. Ylli i La Ligas, Zubimendi ka gjasa të jetë nënshkrimi i parë për epokën Slot.
Mesfushori i Real Sociedadit ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh të cilën skuadra angleze është e gatshme ta paguajë.
Drejtori i Liverpoolit thuhet se po punon drejt marrëveshjes dhe gjasat janë të mëdha që kjo të finalizohet sa më parë.
Zubimendi u shpall kampion i Evropës më Spanjën pak ditë më parë dhe në La Liga llogaritet si një nga mesfushorët më cilësorë./Indeksonline/