75 Mall Live Search
20:30 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / C E

Liverpooli kthehet te fitorja në Premierligë, mposht Burnleyn

Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas dy barazimeve radhazi në dy ndeshjet paraprake, ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në udhëtim ndaj Burnleyt.

Përballja e luajtur në stadiumin “Turf Moor” u mbyll me rezultatin 0:2.

Darwin Nunez (6’) dhe Diogo Jota (90’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Kjo ndeshje i takoi javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 42 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë të enjten, ndaj West Ham Unitedit.

Burnley mbetet në pozitën e parafundit (19) me 11 pikë të grumbulluara.