Liverpooli largon mbrojtësin, i afrohet një mesfushori

Liverpooli nuk i ka kryer transferet me blerjen e kolumbianit Luis Diaz. Skuadra e madhe angleze është aktive edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Mbrojtësi Nat Philips është pajtuar që të huazohet te Bournemouth deri në fund të sezonit.

Reds janë në bisedime të avansuara me Fulham për blerjen e mesfushorit të talentuar, Fabio Carvalho.
19 vjeçari anglez llogaritet si një nga mesfushorët më perspektiv në futbollin evropian./Indeksonline/