Liverpooli lëshon pikë, nuk ia del ndaj Brightonit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Lievrpoolit dhe Brightonit, duel ky në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë.
Gjatë 90 minutave lojë u realizua vetëm një gol nga ana e Brightonit, ku shënoi Alzate në minutën e 56’të të takimit, shkruan IndeksOnline
Skuadra e Klopp nuk tregoi asgjë në këtë ndeshje edhe pse i kishte rastet e veta.
Kujtojmë se për Liverpooli nga minuta e parë ishte edhe Xherdan Shaqiri po që u zëvendësua në pjesën e dytë nga Origi.
Minuta kishte edhe për sulmuesin tjetër kosovar, Andi Zeqiri i cili luajti plotë 6 minuta me ato shtesë.
Me këtë humbje Liverpooli mbetet në pozitën e katër në tabelë, ku ka vetëm 40 pikë.