15:23 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpool siguron tri pikët e radhës

Liverpooli bën mirë detyrat e shtëpisë përballë Watfordit, ku arriti të fitojë me rezultatin 2-0, falë një dopiete të shënuar nga sulmuesi egjiptian Muhamed Salah, që çoi topin në rrjetë një herë në çdo pjesë loje.

Në “Anfield Road” Jurgen Klopp kishte vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, duke aktivizuar Shaqirin në krah të Mane e Salah, për të kompletuar treshen në mbështetje të sulmuesit kryesor Roberto Firmino.

Pavarësisht dominimit, goli i parë për “The reds” erdhi vetëm në minutën e 38’ kur Muhamed Salah, që u shërbye në zonë nga sulmuesi tjetër Sadio Mane. Më pas Watfordi rezistoi mirë dhe pa disa herë për të gjetur golin e barazimit ,pro në minutën e 90’ pësoi edhe golin e dytë, sërish me autor Salah.

Kjo fitore ishte e 16-a në 17 javë kampionat për Liverpoolin, që ka grumbulluar 49 nga 51 pikët e mundshme dhe “vrapon me shpejtësi” drejt titullit kampion që mungon në “Anfield Road” prej plot 30 vitesh.