75 Mall Live Search
23:11 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Liverpooli me “pesë yje” në ditën historike të tyre, Chelsea rrezikon Championsin

Liverpooli do ta festoj në mënyrën më të mirë titull kampion të Premierligës.

Reds në ndeshjen kur edhe do t’i dhurohet titulli kanë mposhtur Chelsean me rezultat 5-3, shkruan Indeksonline.

Golat për skuadrën e Kloppit i shënuan Keita (23′), Alexander-Arnold (38′), Wijnaldum (43′), Firmino (55′) dhe Oxlande-Chamberlain (84′).

Për Chelsean golat i shënuan Giroud (45+3), Abraham (61′) dhe Pulisic (73′).

Liverpooli është në vendin e parë me 96 pikë derisa Chelsea mbetet në vendin e katërt me 63 pikë qa sa Manchesteri dhe një më shumë se Leicesteri. /IndeksOnline/