Liverpooli me statistika të “frikshme” për “Boxing Day”-n
Liverpooli sonte ka mundësinë të shkëputet në krye të tabelës me 13 pikë nga Leicesteri dhe një lojë më pak të zhvilluar.
“Reds” luan me ndjekësin e parë dhe në rast fitoreje do të krijonte një distancë si kurrë më parë ndaj vendit të dytë.
Statistikat tregojnë se Liverpooli qëndron mirë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit.
Liverpooli ka fituar në katër ndeshjet e fundit dhe golaverazhi është 11-0 në favor të skuadrës nga Anfieldi.
Liverpooli është në rrugë të mirë që ta rikthejë titullin e Premierligës pas tri dekadash. /IndeksOnline/