Liverpooli me të gjitha fitore, të gjithë po i sheh mbrapa
Liverpooli vazhdon serinë e tyre me të gjitha fitore në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka mposhtur Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë.
Reds kaluan në epërsi në minutën e 14-të me një gol të bukur nga Alexander-Arnold nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Roberto Firmino në minutën e 30-të. Braziliani realizoi me kokë pas një krosimi të Robertson.
Golin e vetëm për Chelsean e realizoi N’Golo Kante në minutën e 71-të. Francezi realizoi në një mënyrë shumë të bukur.
Liverpool vazhdon të qëndroj në krye të tabelës me 18 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Chelsea aktualisht është në vendin e 11-të me 8 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/