75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Liverpooli merr goditje të madhe, pak ditë para ndeshjes kthyese ndaj Atleticos

Alisson Beckeri, do të jetë jashtë fushës për ndeshjen kthyese ndaj Bournemouthit. Portieri brazilian ka pësuar lëndim para ndeshjes së kupës ndaj Chelseat.

Kloppi e ka konfirmuar mungesën e Alissonit në ndeshjen e nesërme, ndërsa braziliani mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

“Alissoni pati një lëndim të lehtë para ndeshjes me Chelsean. Të gjithë menduam se ishte diçka e vogël, por ai nuk do të jetë gati as për përballjen e nesërme. Bëhet fjalë për lëndim muskular, por të shohim se si do ecin gjërat”, ka thënë Kloppi./Indeksonline/