Liverpooli merr goditjen e rëndë, drejtuesit anulojnë planin madhor

COVID-19 ka patur një impakt negativ në të gjithë botën, pasi ka ndikuar shumë keq në ekonominë globale. Futbolli nuk ka bërë përjashtim nga diçka e tillë, pasi ka patur një ndalim të ardhurash.
Liverpooli ka marrë një vendim shumë interesant. “Redsat” kanë shtyrë me të paktën 1 vit rikonstruktimin e stadiumit “Anfield Road”. U mendua se kampionët e Europës në fuqi do të shtonin 7 mijë stola të rinj, por nuk do të ndodhë kështu.
Gazetari Paul Joyce shkruan se drejtuesit nuk duan të rrezikojnë, por do të shohin dhe ecurinë e virusit. Momentalisht Premier League ende nuk është rikthyer dhe nuk dihet nëse do të ndodhë diçka e tillë.