17:01 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Liverpooli mposhtet në “Anfield” nga Crystal Palace

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje ndaj Crystal Palaces në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

“The Reds” u mposhtën minimalisht 0:1 në “Anfield”, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Eze në minutën e 14’të.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetët mbrapa për titull kampion në Premier League me 71 pikë, dy më pak se lideri i tanishëm, Manchester City (73)./Indeksonline/