Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës sonte

Liverpooli ka mundësinë të shpallet kampion për herë të 20-të sonte.
E gjithë kjo varet nga ndeshja Arsenal-Crystal Palace, që në rast të fitores së mysafirëve, Liverpooli mund të nisë festën që sonte.
Ndryshe në rast të fitores së Arsenalit, Liverpoolit i duhet të fitojë ndeshjen e rradhës ndaj Tottenhamit për të siguar matematikisht titullin.
Festimet e Liverpool-it ishin jashtëzakonisht të qeta në vitin 2020, viti i fitores së tyre të fundit të titullit, për shkak të pandemisë Covid-19.
Tifozët nuk ishin kthyer në stadiume deri në përfundimin e sezonit, ndërkohë që Reds nuk mundën të festonin as në fushë pas një fitoreje të tyre, pasi ishte humbja e Manchester City kundër Chelsea që vulosi titullin./IndeksOnline/