Liverpooli mund të shpallet kampion në ndeshjen e radhës, ja pse?

Ndeshjet e Premier Leagues janë pezulluar deri më 4 prill për shkak të koronavirusit.
Kjo do të thotë se Liverpooli mund të shpallet kampion në ndeshjen e saj të radhës.
Skuadra e Kloppit në bazë të këtij orari pritet që ndeshjen e radhës të zhvillojë ndaj Manchester Cityt më 5 prill.
Liverpooli në rast të rezultatit pozitiv, do të shpallej kampion në këtë sfidë duke arritur synimin e edicionit që kishin.
Nëse pezullimi do të zgjatet përtej 4 prillit, skuadra e Kloppit, do të kërkojë titullin në dy ndeshje të tjera./Indeksonline/