75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / Burim

Liverpooli mund t’i bëjë një ofertë të ‘parezistueshme’ Realit

Liverpool mund t’i ofrojë njërit prej rivalit të tij më të madh një marreveshje shkëmbimi masive që mund të ndryshojë krejtësisht sezonin e Arne Slot.

Janë vetëm shtatë javë që nga mbyllja e merkatos së verës, një periudhë ku klubet më të mëdha në botë bënë disa transferime të rëndësishme.

Pas triumfit në Premier League nën drejtimin e Slot në sezonin e tij të parë, Liverpool ishte një nga shpenzuesit më të mëdhenj të verës, duke sjellë lojtarë si Florian Wirtz, Hugo Ekitike dhe Alexander Isak në “Anfield”.

Në total, Reds shpenzuan rreth 449 milionë paund, duke përfshirë bonuset e mundshme.

Ndërkohë që Liverpool dominuan fundin e merkatos, Real Madrid duket se fitoi fillimin e saj, duke nënshkruar lojtarë të mëdhenj, përfshirë ish-yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Raportohet prej kohësh se madrilenët nuk do të ndalen me blerjen e lojtarëve të Liverpoolit, pasi janë lidhur fort me qendërmbrojtësin Ibrahima Konate, përpara përfundimit të kontratës së tij këtë sezon.

Për të hapur hapësirë në pagat e lojtarëve, Real Madrid ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Antonio Rudiger që skadon në korrik.

Megjithatë, Liverpool mund t’u ofrojë një zgjidhje alternative, që do t’i lejonte Konates të largohej nga Madrid pa pagesë në janar.

Përveç Rudiger, një tjetër lojtar që duket se ka rënë në sy të trajnerit Xabi Alonso është Eduardo Camavinga, i cili raportohet se është “i mërzitur” për mënyrën se si është trajtuar që nga ardhja e spanjollit.

Deri tani këtë sezon, mesfushori ka luajtur vetëm 141 minuta, duke krijuar zëra për një largim të mundshëm.

Nëse kjo ndodh, Liverpool mund të shfaqet si destinacioni i ri i mundshëm për Camavinga, duke krijuar mundësinë e një marreveshjeje shkëmbimi në janar ku të dy lojtarët, Camavinga dhe Konate, do të ndryshonin skuadrat.

Nëse Reds nënshkruajnë kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi, në janar – pasi kishin qenë afër kësaj edhe në fund të merkatos së kaluar – do të kishte kuptim të lejojnë Konate të largohej, për të balancuar largimin e tij.

Për më tepër, përfshirja e Camavinga mund të rezultojë në një marrëveshje transformuese për Slot, duke e përdorur francezin dy herë fituesin të Champions League si zëvendësim për Alexis Mac Allister, i cili ka pasur vështirësi këtë sezon.