Liverpooli, mund t’i luajë 2 ndeshje brenda ditës
Liverpooli dhe Kampionati Anglez i Futbollit kanë diskutuar mundësinë e Jurgen Kloppit t’i gjejë dy skuadra të ndryshme, në dy gara të ndryshme, në dy zona të ndryshme kohore në të njëjtën natë për të zgjidhur kaosin e ndeshjeve të ngarkuara të klubit.
Kualifikimi në raundin tjetër në Carabao Cup i ka “prishur” punë skuadrës së Liverpoolit, pasi që në orarin e ndeshjeve cerekfinale te Carabaos, Liverpooli në po atë ditë mund të luajë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.
Sidoqoftë, nata më e mundshme për Liverpoolin për të udhëtuar tek Aston Villa në çerekfinalen e Carabao Cupës, është 8 janari, kur parashikohet të luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales.
/Indeksonline/
