75 Mall Live Search
22:53 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liverpooli ndalet edhe nga West Hami, presioni shtohet!

Liverpooli ka barazuar 1-1 kundër West Hamit në ndeshjen e fundit të javës së 25-të në Premier League. Sadio Mane kaloi në epërsi Liverpoolin pas një goli të shumë përfolur për offside.

Por vetëm 6 minuta më von barazoi Michael Antioni. Ky është barazimi i dytë rresht i “Reds” pasi edhe javën e kaluar lëshuan dy pikë kundër Leicesterit.

Skuadra e Jurgen Klopp mbetet në vendin e parë me 62 pikë por tani ka vetëm 3 më tepër se Manchester City. Lufta për titull në Premier League është shumë e hapur. /Indeksonline/