75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / C E

Liverpooli ndalet nga Fulhami, nuk e shfrytëzon gabimin e Tottenham

Liverpooli nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Tottenhamit.

Skuadra e Klopp ka barazuar 1-1 ndaj Fulhamit në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.

Vendasit ishin mjaftë të përgatitur dhe u treguan serioz që në fillim të ndeshjes.

Fulhami kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e Bobby Reid, shkruan Indeksonline.

Liverpooli vuajti shumë dhe barazimin e arriti vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Golin e barazimit e shënoi Mohamed Salah në minutën e 79-të nga penalltia.

Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami që sot barazoi me Crystal Palacen. /IndeksOnline/