09:12 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Liverpooli në shitje, nëse keni keq para, mund ta bleni!

Pronari i ekipit të baseball të Boston Red Sox dhe pronari i ri i Liverpool Football Club, John W. Henry duket se është lodhur nga përgjegjësia e të qenit pronar i dy ekipeve. Për këtë, miliarderi amerikan raportohet të ketë vendosur në shitje gjigantin anglez, Liverpool.

Lajmi jepet edhe nga prestixhiozja amerikane, New York Post.

“Është për shitje nëse ai mund të marrë çmimin e duhur” citon një burim sekret gazeta amerikane, shkruan Indeksonline.

Liverpooli në qershor kishte ofertë rekorde për shitje për çmimin 1.45 miliardë euro, por Henry thuhet se mund ta shesë skuadrën nëse i vie oferta e radhës prej 1.5 miliardë eurosh.

Njeriu më i interesuar për blerjen e Liverpool është sheiku, Khaled Bin Zayed Nehayan, që është kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheik Mansour./Indeksonline/