75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli ngacmon Manchesterin, i tregon çfarë iu bëri Shaqiri

Me 16 dhjetor të vitit të kaluar, Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola Manchester United, në fitoren 3-1 të Liverpoolit.

Shaqa hyri si zëvendësues dhe lëshoi dy predha të pa kapshme për De Gean, shkruan Indeksonline.

Një ditë më pas, Djajtë e Kuq njoftuan shkarkimin e trajnerit, Jose Mourinho.

Liverpooli sot ia ka përkujtuar rivalit të tyre atë debakël që ia kishte shkaktuar Shaqiri. /IndeksOnline/