75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Liverpooli nis sulmin, Klopp e do Mbappen

Liverpooli ëndërron Kylian Mbappe. Duke iu referuar lajmeve që shkruajnë mediat nga Spanja, Jurgen Klopp ka kontaktuar babain e futbollistit për të zbuluar qëllimet që ka djaloshi për të ardhmen.

Sulmuesi i talentuar i PSG-së, ka përfunduar në vëmendjen e të gjithë klubeve më të mëdha europiane, veçanërisht në vëmendjen e Realit të Madridit.

Kylian Mbappe ka kontratë deri në vitin 2022 me Paris Saint Germain dhe gjasat janë që të mos e rinovojë marrëveshjen aktuale me kampionët e Francës.

Te Liverpooli Mbappe mund të konsiderohet edhe si zëvendësuesi ideal i Sadio Mane i cili mund të largohet nga The Reds.