Liverpooli njoftohet me humbjen e parë, Chelsea e eliminon nga Kupa
Chelsea ka eliminuar Liverpoolin në ndeshjen e Kupës së Ligës.
“Blutë” mposhtën “Redsat” me rezultat 1-2 edhe pse ishin në disavantazh.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse kishte disa raste për shënim.
Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi i pari, shkruan indeksonline.
Daniel Sturidge kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 58-të të ndeshjes me një gol të bukur.
Rezultatin e barazoi Emerson në minutën e 79-të të ndeshjes.
Pesë minuta para fundit, Hazard shënoi golin që i dha fitoren Chelseas.
Me këtë rast Chelsea kuyalifikohet në rundin tjetër ndërsa Liverpooli eliminohet nga kjo garë.
Në fundjavë të dy skuadrat do të ndeshën përsëri në mes vete në ndeshjen e Premierligës. /IndeksOnline/